Revolucioni i Barcelones ndaj Milan: Roura pergatit formacionin 3-3-4 per sulm


Barcelona e ka lene pas te kaluaren: ka harruar dy humbjet e fundit ne El Clasico me Real Madrid, per t’u perqendruar te permbysja e rezultatit 0-2 qe ka ndaj Milanit ne Champions League, ne ndeshjen ne San Siro.
Barcelona e ka lene pas te kaluaren: ka harruar dy humbjet e fundit ne El Clasico me Real Madrid, per t’u perqendruar te permbysja e rezultatit 0-2 qe ka ndaj Milanit ne Champions League, ne ndeshjen ne San Siro. Kjo do te jete nje sfide qe kerkon nje taktike revolucionare per Barcelonen. Katalanasit kane pergatitur formacionin 3-3-4 qe do te konistoje ne sulmin e parreshtur, dhe do te transformohet ne 3-4-4 ne nivelin e mbrojtjes. Gjithesesi , do te jene rreth 8 lojtare katalanas ne gjysmefushen e kuq-e-zinjve.
Objektivi eshte i qarte: te sulmohet Milan qe ne minutat e para, duke e patur mjaft te qarte qe Milan do te perqendrohet ne mbrojtjen e dy golave qe ka ne avantazh.

Nje mbrojtje treshe qe do te kufizohet ne shkaterrimin e sulmeve te dyshes Boateng- El Shaarawy per te marre pozitat e kundersulmit katalanas. Do te jene ne mesfushe dy qendermbrojtes te gjate dhe te gatshem per te fantazuar sulmet dhe per t ndertuar lojen. Do te jene tre sulmues qe do te kontrollojne zonen duke detyruar Milanin te kthehet mbrapsht. Nje formacion 3-3-4 qe do te jete i gatshem pet e gjitha levizjet, do te shpalle nje loje-lufte sportive qe eshte paralajmeruar edhe nga drejtuesit sportive e Barcas. Te gjithe lojtaret do te kene pozicionin e tyre te pavarur.