Skandal: Shiko çfarë ndodhi mbrëmë në BBA 6

Më pas në dhomë shkon edhe Anaidi e të katërt diskutojnë për tema të ndryshme, ndër të tjera edhe për shërbimin spitalor, i cili nuk funksionon siç duhet. Anaidi mundohet t’i qëndrojë afër Joanës, ku vihet re se here pas herë i hedh dorën në qafë, si për ta qetësuar e për të shlyer “fajin”. Joana ndihet mirë dhe harron qejfmbetjen e disa çasteve më parë. Diskutimi mes banorëve vazhdon e ata flasin për jogën, ku Olta u tregon atyre ushtrime të ndryshme. Joana e Anaidi vendosin që të bëjnë ushtrime joge gjatë ditëve në vazhdim. Më pas fillojnë të flasin për disa nga banorët e Olta i thotë Anaidit se është duke u kapur shpesh me Etlevën. Joana e këshillon që të mos merret shumë me të, pasi i jep më shumë rëndësi. Ndërsa Anaidi e sqaron se ai do të merret me çdo gjë brenda të shtëpisë, nëse e konsideron aq të rëndësishme sa për t’u marrë. Pas pak minutash banorët vendosin të flenë. Joana dhe Anaidi flenë sërish bashkë, pasi përqafojnë dhe i urojnë “natën e mirë” njëri-tjetrit. Marselini dhe Elena qëndrojnë jashtë edhe për disa minuta e pastaj shtrihen për të fjetur gjumë.